Rreziku i një miratimi të parakohshëm të sanksioneve kundër Turqisë nuk duhet të injorohet, paralajmëron Daniela Schëarzer. Drejtoresha e Këshillit Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë dhe këshilltare speciale e kryediplomatit te BE-së, Josep Borrell e quan çështjen e sanksioneve “komplekse në një sërë mënyrash: nëse duhen vendosur, në çfarë mase, në çfarë kushtesh - dhe pastaj, me çfarë kushtesh duhet të hiqen ” , shprehet ajo. Schëarzer e pranon se nuk është “arritur ende në pikën e sanksioneve të gjera dhe të thella dhe se I duhet dhënë një tjetër shans përpjekjeve për ndërmjetësim.