Sanksionet kundër oligarkëve rusë të vendosura nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktuan një valë bllokimi asetesh ruse. Zyrtarët konfiskuan një jaht në pronësi të Alexei Mordashov në Imperia të Italisë, një tjetër në pronësi të Igor Sechin në portin francez apo edhe kompleksin turistik të Alisher Usmanov në Sardenjë. Por çfarë ndodh me pasuritë e oligarkëve rusë pasi ato bllokohen nga qeveritë europiane apo amerikane?