BE ra dakord, që 27 persona dhe institucione ruse, që kërcënojnë njësinë territoriale të Ukrainës, të përballen me sanksione, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Edhe bankat, që financojnë misionet në territoret e separatistëve janë të prekura nga këto masa. Qëllimi është që të kufizohet aksesi i shtetit rus në tregun e financave të BE-së. Sanksionet do të hyjnë në fuqi këtë javë. Borrell theksoi, se sanksionet do „t'i dhembin shumë Rusisë".