Kancelari gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit mikpret samitin e radhë BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, u shpreh se Bashkimi Europian nuk është e plotë pa rajonin tonë. Në fjalën e tij gjatë hapjes së punimeve të samitit, Sholz u theksoi se ‘procesi i Berlinit’ jo vetëm do të ndihmojë për të çliruar të gjithë potencialin e bashkëpunimit rajonal, por do të gjallërojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit.