Top News/ Sam Altman rikthehet në OpenAI / U shkarkua pak ditë më parë, u rebelua stafi
22/11/2023 12:11

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë si shef i kësaj kompanie vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar, njoftoi kompania të mërkurën. OpenAI, me bazë në San Françisko, tha në një komunikatë: “Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”. Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, duke nxitur një konflikt të brendshëm në kompani në fundjavë, si dhe duke rritur trysnin e jashtme nga investitorët. Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke hapur dyert për Altman të hënën, si dhe për një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit. Kjo nxiti druajtje për një largim të të gjithë 770 punonjësve të kompanisë, të cilët e kishin nënshkruar një letër ku kërkonin shkarkimin e bordit dhe kthimin e Altmanit. Madje Shefi i Mocrosoftit për teknologji, Kevin Scott, u bëri thirrje punonjësve të OpenAI të martën përmes një shkrimi në rrjetin social X: “Ne e kemi parë peticionin tuaj dhe e çmojmë dëshirën tuaj që potencialisht t’i bashkoheni Sam Altmanit në Laboratorin e ri Kërkimor të Microsoftit për Inteligjencë Artificiale. Duhet ta dini se, po qe nevoja, ju keni rol në Microsoft i cili u përshtatet dhe e çon përpara misionin tonë të përbashkët”.

Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
DIGITALB DIGITALB