Saimir Tahiri është shpallur fajtor! Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është njohur me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke u dënuar me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, por për shkak përfitimit nga të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite. Që prej orës 09:00 të mëngjesit të Saimir Tahiri ka shkuar për të mësuar vendimin, si gjithmonë i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia, por doli nga salla me pranga në duar, për të shkuar fillimisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e më pas në burgun që gjykata ka përcaktuar për të.