Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e shënuar në vitin 2020. Porositës për ekzekutimin e të riut, trupi i të cilit u gjet në 2023 pranë Lezhës dyshohet se është shtetasi Aurel Hoxha, ndërsa ekzekutimi është kryer edhe nga tre persona të tjerë. Klevis Lleshi dyshohet se është viktime e një gjakmarrje të pamëshirshme për vrasjen e një të riu nga fisi Hoxha në Londër, ngjarja e ndodhur para vitit 2012. Autori i vrasjes në Angli ishte Arben Lleshi, gjithashtu i ekzekutuar tashmë në Burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.