Top News – Rusisë po i mbarojnë tanket… / Imazhet satelitore e ‘nxjerrin zbuluar’
10/08/2023 15:27

Rusia ka humbur më shumë se një të tretën e tankeve të erës sovjetike që mbante në ambjentin më të madh të ruajtjes së tyre që nga fillimi i pushtimit të ukrainës. Imazhet satelitore tregojnë se një depo e hapur, në Buratian e largët, në Siberinë lindore, ka humbur rreth 40 për qind të tankeve dhe mjeteve të blinduara që ajo mbante më herët. Imazhet, që janë të disponueshme për publikun, tregojnë se si ishte bza pesë muaj para se trupat ruse të hynin në Ukrainë. Ato tregojnë se në bazën e Vagzhanovos kishte rreth 3840 mjete të erës sovjetike. Por në nëntor të vitit të kaluar, vetëm 2600 mjete mund të numëroheshin atje. Është raportuar ndërkohë se rusia ka nisur të ri-importojë pjesë tankesh dhe raketash që më herët ia kishte shitur indisë dhe mianmarit, në një përpjekje për të kthyer në jetë mjetet e vjetra si ato që mbaheshin në Buriatia, para se ti dërgojë ato për të luftuar në ukrainë. Sipas rregullave të ushtrisë ruse, lloje të ndryshme armësh dhe mjetesh mbahen në baza të ndryshme që variojnë nga magazinat e specializuara, me ngrohje dhe ventilim, e deri tek hangarët pa ngrohje apo zonat e hapura. Zakonisht, këto të fundit kanë lloje më pak të vyera armësh. Ural vagon Zavod, e vetmja fabrikë tankesh në rusi, që ka prodhuar po ashtu edhe vagonë trenash dhe autobusë dhe tha në fund të qershorit se kishte ndaluar të gjithë prodhimin joushtarak për tu fokusuar plotësisht tek prodhimi i tankeve. Dmitry Medvedev, ish president i rusisë dhe tani një nga zyrtarët më të lartë të ngarkuar me prodhimin ushtarak, tha në mars se rusia do të niste të prodhonte 1500 tanke në vit. Por analistët ushtarakë i vunë në dyshim deklaratat e tij duke argumentuar se rusia nuk ka kapacitet për të prodhuar më shumë se pak qindra tanke në vit.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB