Top News – Rusia vuan për fuqi punëtore, rrezikohet prodhimi industrial
31/05/2023 22:56

Shkalla e papunësisë në Rusi ra në shifra rekord, duke shkuar në 3.3%, një shifër kjo vërtetë shqetësuese, që tregon mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Shifrat e publikuara nga Reuters konfirmojnë edhe njëherë se pikërisht mungesa e fuqisë punëtore është ajo që po pengon jo pak rritjen ekonomike të Rusisë. Megjithëse zyrtarët qeveritarë paraqesin punësimin e lartë për njerëzit si një shenjë e shëndetit ekonomik, mungesa e fuqisë punëtore, e kombinuar me një rubël të dobët dhe pasiguri të përgjithshme, janë ndër faktorët kryesorë që pengojnë rritjen industrial të Rusisë. Sanksionet e vendosura ndaj saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kanë bërë që Prodhimi I Brendshëm Bruto të bjerë me 2.1%, ndërsa rënie të theksuar ka pasur prodhimi industrial në masën e 5%. Rritja e prodhimit ushtarak dhe shpenzimet masive të qeverisë kanë shërbyer si ‘oksigjen’ për industrinë ruse, por vetëm për të zbutur disi goditjen ekonomike, pasi rikthimi i saj në normalitet është një perspektivë jashtëzakonisht e largët. “Tregu rus ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fillimi i luftës, për shkak të sanksioneve dhe markat masive dhe të shtrenjta po largohen nga vendi. Ato mund të zëvendësohen me produkte ruse të industrisë së lehtë, por nuk ka kush t'i prodhojë”, shprehet një ekspert ekonomik në Moskë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07