Agresioni rus mbi Ukrainën vijon të shënojë shumë viktima dhe krizë të përgjithshme ekonomike dhe jo vetëm në mbarë botën. Pas paralajmërimeve për një ndërprerje të mundshme të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stacionin e përbashkët ndërkombëtar hapsinor, tashmë këto zëra janë jetësuar nga agjencia hapsinore Roscosmos. Pasi Rusia ndaloi dërgesat e motorëve të raketave në Shtetet e Bashkuara, tashmë mediet ndërkombëtare shprehen se edhe bashkëpunimi për këtë stacion të përbashkët është ndërprerë. Ka qenë shefi I agjencisë Roscosmos, ai që e ka bërë publik lajmin, pas sanksioneve të vendosura nga perëndimi ndaj Federatës Ruse dhe qindra kompanisë e biznesmenëve të afërt me Putin dhe që kanë luajtur rol në pushtimin e Ukrainës.