Frika për se Rusia do të nisë një luftë tjetër, në një tjetër shtet evropian, është ndezur në maksimum mbrëmjen e shkuar pasi shpërthime u dëgjuan në rajonin separatist të Moldavisë që kufizohet me Ukrainën. Granata u hodhën mbi një ndërtesë shtetërore në kryeqytetin Tiraspol në Transdniestri, një rajon separatist rus në Moldavi. Raportet flasin për dështimin e një antene të një radioje të erës sovjetike ku autoritetet thanë edhe se një njësi ushtarake ishte sulmuar po ashtu.