Rusia ka kryer testet e fundit të raketave balistike hipersonike, raketave lundruese dhe raketave me kapacitete bërthamore, si pjesë e stërvitjeve “të planifikuara”, tha Kremlini të shtunën. Këto stërvitje po mbahen në kohën e rritjes së tensioneve mbi Ukrainën. Mediat ruse kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë thënë se presidenti Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko, i ndoqën ato nga Kremlini.