Pesë raketambajtëse të Federatës Ruse, dy prej të cilave nëndetëse, janë aktualisht në detyrë luftarake në Detin e Zi. Rusia ka forcuar ndjeshëm praninë e saj atje, duke çuar një numër jo të zakonshëm anijesh. Vendimi për të shtuar praninë mund të ketë ardhur si një sinjal për dominimin rus atje, pasi së fundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se mund të dërgojnë një anije për të gjetur dronin e rrëzuar dy ditë më parë.