Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim kushtuar 80-vjetorit të Betejës së Stalingradit. Duke u ndalur tek vendimi i Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, ai pretendoimse historia po përsëritej. “Është e pabesueshme, por e vërtetë”, tha ai. “Ne po kërcënohemi përsëri nga tanket gjermane Leopard”.