Presidenti rus, Vladimir Putin duke sulmuar sovranitetin e Ukrainës u është rikthyer veprimeve që datojnë shumë kohë përpara miratimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Media britanike ‘The Spectator’ në analizën e saj, thekson se Rusia si një entitet politik dhe gjeografik, është një përzierje e paqëndrueshme e forcës dhe dobësisë. Për shkak të madhësisë dhe popullsisë së saj, ajo i ka trembur ndër shekuj fqinjët, por për shkak të mungesës së një demokracie solide, udhëheqësit e saj autokratë janë vazhdimisht të frikësuar nga cënueshmëria e tyre dhe synojnë vetëm pushtetin dhe prestigjin.