Forcat e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë rrëzuar dy raketa ukrainase mbi urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë, tha një zyrtar më 12 gusht. Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shfaqën tym duke dalë në afërsi të urës. Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Kievi ka tentuar që të sulmojë urën në Krime me raketa kundërajrore të llojit S-200.