Rusia ka marrë dy fshatra në rajonin perëndimor të Kurskut, tha një komandant i lartë, ndërsa forcat ruse po përparojnë përballë mijëra forcave ukrainase që thyen kufirin rus, muajin e kaluar. Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh të saj në territorin rus, duke carë kufirin në rajonin perëndimor të Kurskut, e mbështetur nga tufa dronësh dhe armatimesh të rënda, duke përfshirë armë të prodhimit perëndimor. Gjeneralmajor Apti Alaudinov, komandant i forcave speciale Akhmat të Çeçenisë dhe zëvendësdrejtor i departamentit ushtarako-politik të ministrisë ruse të mbrojtjes, tha se Rusia kishte marrë Nikolajevo-Darino dhe Darino.