Forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e impiantit bërthamor të Cernobilit – thanë zyrtarë ukrainas. Këshilltari i presidentit Mikhailo Podoliak tha se sulmi totalisht i pakuptimtë i të enjtes përbën një nga kërcënimet më serioze në evropën e ditëve të sotme. Një shpërthim në Cernobil në 1986 shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore në historinë njerëzore, si në kosto ashtu edhe në viktima.