Rusia po planifikon tërheqjen nga qyteti i Khersonit dhe po e paraqet atë si një evakuim civil, thanë zyrtarët perëndimorë. Trupat e putinit janë në fazë të avancuar të përgatitjes për tërheqje, shtuan ata, pasi kanë zhvendosur të rekrutuarit në qytet për të mbuluar largimin e ushtarëve dhe kanë rritur mbrojtjen në anën tjetër të lumit Dnipro.