Rusia ka nisur presionin ndaj Serbisë duke paralajmëruar dështimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, proces ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se dialogu ndërmjet dy vendeve ka të gjitha mundësitë për të përsëritur fatin e formatit të Normandisë për Ukrainën, në të cilat morën pjesë Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca.