Karen Shakhnazarov, një producent filmash i njohur në rusi, thotë se vendi duhet ta pranojë se mundet edhe ta humbasë luftën në Ukrainë. Komentet e tij, konsiderohen shumë të pazakonta për shkak se janë bërë në televizionin shtetëror rus, ku pohime të tilla, thuajse nuk dëgjohen kurrë. Francis Scarr, që monitoron televizionin shtetëror rus për BBC, e ndau klipin në mediat sociale, duke shtuar: “Nuk kam parë kurrë dicka të tillë në televizionin shtetëror rus që nga koha e kundërofensivave ukrainase, vitin e kaluar”.