Në Ukrainë, Moska vazhdon pushtimin prej më shumë se një viti. Në Hagë, Vladimir Putin përballet me një fletë-arrest për krime lufte. Por në Kombet e Bashkuara, Rusia pritet të marrë kryesimin e një organi të fuqishëm ndërkombëtar, këshillit të sigurimit. Nga e shtuna, do të jetë radha e Rusisë për të marrë presidencën mujore të këhsillit me 15 vende anëtare, në linjë me rotacionin që nuk është prekur nga lufta në Ukrainë.