Në përpjekje për të forcuar aleancat dypalëshe pas izolimit nga Perëndimi, Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të “zgjerojë raportet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe” me Korenë e Veriut. Në një letër dërguar homologut të tij koreanoverior, Kim Jong un, për ditës së çlirimit të Phenjanit, Putin tha se zgjerimi i raporteve do të ishte në interes të të dyja shteteve.