Top News – Rusia, më shumë armë se NATO! Kush e ka epërsinë dhe në cilat kategori…?
27/07/2025 17:30

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për Neë York Times. Nisur nga kjo deklaratë, Radio Evropa e Lirë ka analizuar prodhimin e armëve ruse dhe atyre perëndimore për të vlerësuar nëse Rusia vërtet ka një epërsi kaq të madhe të prodhimit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve, dhe në cilat kategori. Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Rusia ka prodhuar 2 deri në 2.3 milionë municione për artileri më 2024, një rritje krahasuar me rreth 1.25 milionë të prodhuara më 2022, ndërsa Moska po investon shumë në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese. Në anën tjetër SHBA planifikon të rrisë prodhimin e predhave 155-milimetërshe në 1.2 milion në vit deri në fund të vitit 2025, ndërsa Evropa prodhon pothuajse të njëjtin numër, dhe vetëm në fabrikën Rheinmetall në Gjermani planifikohen të prodhohen deri në 700.000 në vit. Prodhimi aktual në SHBA i predhave është 40.000 në muaj, apo pak më pak se gjysmë milioni në vit, që do të thotë se në total, SHBA-ja dhe BE-ja kanë prodhuar rreth 1.7 milion predha këtë vit. Rusia vazhdon të mbështetet shumë në rezervat e saj të sistemeve të artilerisë të epokës sovjetike për predhat që prodhon, ndërsa numri i obusëve ishte mbi 6.000 në mesin e vitit 2024. Sipas analistëve, Rusia prodhon më pak se 100 obusë vetëlëvizës në vit. NATO ka epërsi të qartë në këtë aspekt: Franca planifikon të prodhojë 144 sisteme të artilerisë CAESAR në vitin 2025, ndërsa Polonia do të dyfishojë prodhimin e AHS Krab në 100 njësi në vit. Sllovakia pritet të prodhojë 40 obusë Zuzana, ndërsa SHBA-ja prodhon çdo vit 216 topa për armët M777. Një aspekt ku Rusia me gjasë ka epërsi janë tanket por në anën tjetër, SHBA dhe BE ia kalojnë me të paktën katër herë Moskës për sa i takon prodhimit të avionëve luftarakë. Për sa i takon sistemeve të mbrojtjes ajrore, rusia vlerësohet se kishte 248 bateri S-400 në vitin 2024 dhe ka shtuar edhe 18 të tjera në 2025, që nënkupton një kapacitet prodhimi prej rreth 36 sistemesh në vit. Ndërsa Raytheon prodhon rreth 12 sisteme të mbrojtjes nga raketat Patriot në vit, kompania gjermane Diehl planifikon të prodhojë tetë sisteme IRIS-T në vitin 2025, si dhe 800 deri në 1.000 raketa për to çdo vit. NATO gjithashtu prodhon sistemin NASAMS, i zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA-ja. Kur flitet për dronët, shifrat janë të fryra. Sipas të dhënave, Rusia prodhon çdo muaj afër 5.000 dronë me rreze të gjatë veprimi të llojeve të ndryshme, apo 60.000 në vit. NATO-ja aktualisht nuk prodhon dronë ndërsa SHBA ka zgjedhur që të përdorë mjete pa pilot shumë më të kushtueshëm, sikurse Reaper dhe Global Haëk.

Top News – Britania, flotë balonash spiune / ‘Kopjon’ Kinën, mjetet po testohen në SHBA
27/07 19:10
Top News – Kursen Tokën por godet Hënën / Asteroidi i frikshëm po vjen, çfarë do ndodhë?
27/07 19:00
Top News – Rusia ‘nxiton’ në Ukrainë / Kërkon fitore të mëdha para ultimatumit të Trumpit
27/07 18:30
Top News – Ferr në Turqi, skena apokaliptike / Zjarret përfshijnë vendin, banorët braktisin shtëpitë
27/07 18:30
Top News – Ukraina, rrebesh dronësh mbi Moskë / Rusia: Rrëzuam 291, shkëmbim i ashpër zjarri
27/07 17:45
Top News – Rusia, më shumë armë se NATO! Kush e ka epërsinë dhe në cilat kategori…?
27/07 17:30
Top News – Avioni ‘zhytet’ 100 metra në 36 sekonda/ Për të shmangur aeroplanin tjetër, alarm në SHBA
27/07 16:17
Top News – Do ta fitojmë luftën me Amerikën! Kim Jong Un betohet në përvjetorin e luftës së koreve
27/07 13:15
Top News – Ballkani Perëndimor po digjet / Greqia në luftë me flakët, evakuohen fshatrat
27/07 12:19
Top Channel/ Izraeli ndalon sulmet, Netanyahu vendos ”pauzë humanitare” pas presionit ndërkombëtar
27/07 11:17
Top Channel/ Orban me paralajmërimin e frikshëm: BE ka rrezik të shkatërrohet
26/07 22:42
Top Channel/ Trump luan golf, skocezet e presin me protesta: S’je i mirëpritur
26/07 21:55
Top News – Orban, presion Brukselit me 2 trilionë eurot e buxhetit
26/07 20:00
Top News – Kriza e urisë në Gaza. 83 fëmijë ndërruan jetë për mungesë ushqimi
26/07 20:00
Top News – Trump në ‘librin’ Epstein. Demokratët kërkojnë një kopje të shënimeve të ditëlindjes
26/07 12:37
Top Channel/ Kamboxhia kërkon paqe, vijon lufta me Tailandën
26/07 12:04
Top Channel/ Golf dhe diplomaci, Trump shkon në Skoci për pushime, takim me Starmer e Von Der Leyen
26/07 12:03
Top News – Golf, biznes dhe diplomaci. ‘Pushimet e punës’ të Trump gjatë vizitës në Skoci
26/07 11:19
Top News – Çmendet moti, përvëlim edhe në Finlandë/ Babagjyshi ndjen nxehtësinë, Laplandi përvëlohet
26/07 09:52
Top Channel/ Zbulim tronditës në Britani, çfarë u gjet në pyll
25/07 23:05