Donald Trump po ushtron presion ndaj Vladimir Zelenskit për të arritur një armëpushim me Rusinë para Pashkëve, që këtë vit janë në fund të muajit prill. Një raport i Uashingtonit, i publikuar nga mediat ukrainase thotë se po zhvillohen negociata të ethshme mes SHBA dhe Ukrainës, ku qëllimi është dhënia fund e luftës me Rusinë. Sipas planit të propozuar nga Donald Trump, armëpushimi duhet të arrihet të paktën para datës 20 prill, Kievi do të pranojë sovranitetin rus mbi tokat e pushtuara, do të tërhiqet nga Kursku dhe një forcë ushtarake e Bashkimit Europian do të vendoset për të ruajtur paqen në një zonë të demilitarizuar kufitare mes dy vendeve.