Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03/2026 12:26

Një anije luftarake ruse dhe një cisternë nafte e sanksionuar ka lundruar përmes Kanalit Anglez dhe me gjasë është drejtuar për në Kubë. Cisterna ruse ka kaluar Atlantikun me sugjerime se mund të jetë duke u përpjekur të thyejë bllokadën e naftës që i është vendosur ishullit nga Donald Trump. Marina Mbretërore britanike konfirmoi të enjten se kishte përfunduar një "operacion 48-orësh" në ndjekje të anijeve të Putinit nëpër ujërat britanike. Fregata ruse e klasit Steregushchiy, RFN Soobrazitelny, dhe cisterna e naftës e sanksionuar, MV Anatoly Kolodkin, u gjurmuan duke lundruar drejt perëndimit përmes Kanalit Anglez. Dy anijet ruse u ndanë më pas në skajin perëndimor të Kanalit ndërsa cisterna vazhdoi rrugën për në Atlantik ndërsa eskorta që e shoqëronte u kthye prapa. Kolodkin, që mban rreth 730,000 fuçi naftë bruto, është gjurmuar ndërsa lundron drejt Kubës, raporton Neë York Times. Destinacioni i saj përfundimtar mbetet i panjohur, por rezervat e naftës të cisternës mund të ndihmojnë Kubën për javë të tëra. Ishulli aktualisht po përballet me një kolaps që ka lënë pjesë të mëdha të ishullit pa energji elektrike. Dërgesat e naftës nga Venezuela janë ndalur që kur SHBA-të arrestoi udhëheqësin venezuelian Nicolás Maduro, duke e gjunjëzuar Kubën. Mungesa e karburantit e ka çuar sistemin tashmë të brishtë të energjisë në pikën e thyerjes. Presidenti kubanez Miguel Díaz‑Canel tha se asnjë dërgesë nafte nuk ka mbërritur në ishull gjatë tre muajve të fundit. Nëse Rusia përpiqet të thyejë bllokadën amerikane, kjo mund të rezultojë në një përballje të mundshme midis dy superfuqive.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33