Sulme të shumta hakerimi dhe incidente spiunazhi janë raportuar në vende të ndryshme evropiane. Ka pasur gjithashtu disa sulme të dyshimta kundër individëve: një dezertor rus u gjet i vrarë në Spanjë dhe një figurë opozitare që jetonte në Lituani u sulmua brutalisht. Sulmet në dukje të rastësishme kanë një gjë të përbashkët: sipas zyrtarëve lokalë, të gjithë janë të lidhur me Rusinë. Të marra së bashku këto incidente përbëjnë atë që ekspertët e sigurisë thonë se është lufta hibride e Rusisë ndaj Perëndimit.