Rusia ka nisur një anije kozmike drejt Hënës, për herë të parë pas 47 vjetëve, me shpresën se do të bëhet vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor hënor, rajon ku besohet se ekzistojnë disa pjesë me ujë të akullt. Misioni hënor i Rusisë, i pari prej vitit 1976, është nisur si garë kundër Indisë, e cila e ka nisur një mision të njëjtë muajin e kaluar.