Top News/ Rusia kërkon të krijojë anti FMN-në. Propozon një sistem të ri financiar me BRICS
12/10/2024 21:43

Rusia kërkon ngritjen e një sistemi financiar global që do të konkurrojë me sistemin aktual të dominuar nga SHBA dhe dollari amerikan. Propozimi i Moskës është bërë përmes ministrit të financave të Rusisë, që tha se do të propozojë ngritjen e një fondi financiar për vendet e BRICS, të ngjashëm me modelin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. BRICS, fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, është zgjeruar duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Zyrtarët kryesorë të financave dhe të bankës qendrore të BRICS u takuan në Moskë të premten. Ministri rus i financave Anton Siluanov tha se sistemi financiar global kontrollohet nga vendet perëndimore dhe se grupi, i cili përfaqëson 37 për qind të ekonomisë globale, duhet të krijojë një alternativë. "FMN dhe Banka Botërore nuk po kryejnë rolet e tyre. Ata nuk po punojnë në interes të vendeve të BRICS", tha Siluanov në një veprimtari në ditën e parë të takimit. “Duhet të krijohen kushte të reja apo edhe institucione të reja, të ngjashme, por në kuadër të komunitetit tonë, në kuadër të BRICS”, shtoi Siluanov. Rusia ka të ngrira kapitalet e saj në euro dhe dollarë, ndërsa është izoluar nga tregjet ndërkombëtare pas sanksioneve të perëndimit. Moska ka hasur vështirësi në shmangien e këtyre sanksioneve dhe vonesa në transaksione me vendet e BRICS, pasi bankat e këtyre vendeve u tremben ndëshkimeve perëndimore për shkeljen e sanksioneve.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19