‘Lufta në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për Perëndimin e gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor’, ka qenë kjo deklarata e fortë e ish-sekretarit të NATO-s, Lord George Reobertson, një samitin e mbajtur e Shteteve të Ballkanit Perëndimor 2024. Ai tha se rreziku nga ndikimi rus ekziston, dhe nuk përfshin vetëm kërcënimin ushtarak, por edhe dobësimin e institucioneve të vendeve demokratike. Robertson tha se Rusia, Kina dhe Irani, po përdorin teknika për dobësimin e shoqërive dhe institucioneve, duke ndërhyrë në zgjedhje.