Ndërkohë që Moska përballet me humbje të njëpasnjëshme në fushën e betejës, mediat ruse po raportojnë se autoritetet në vend po përgatiten të fillojnë një fushatë të madhe rekrutimi ushtarak me qëllim të regjistrimit të “400,000 trupave shtesë”. Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po e paraqet fushatën si një përpjekje për personelin vullnetar, profesional dhe jo një mobilizim të ri, të detyrueshëm.