Rusia po bën kërkesa "të paarsyeshme" në përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA për paqe me Ukrainën, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni të mërkurën përpara një samiti të liderëve të BE-së. Meloni i tha gjithashtu parlamentit italian se gjetja e një mënyre ligjore për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar financimin e Ukrainës mbetet "larg të qënit e lehtë". Ajo riafirmoi mbështetjen e Italisë për Kievin, duke këmbëngulur që Moska duhet të paguajë për dëmet e luftës, ndërsa theksoi se çdo veprim nga Bashkimi Evropian kishte nevojë për një bazë të fortë ligjore.