Rusia ka paralajmëruar të premten Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalojnë mënjëherë armatosjen e Ukrainës. Klima midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është bërë më e rrezikshme se kurrë pasi Moska paralajmëroi të premte Uashingtonin për "pasoja të paparashikuara" nëse vazhdon të pajisë Ukrainën. Në një letër diplomatike që i ka dërguar SHBA-së, Rusia I bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, duke thënë se kjo ka pasoja të padëshiruara për sigurinë rajonale dhe globale.