Rusia tha të mërkurën se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte dicka jashtëzakonisht e rrezikshme dhe Moska po vëzhgonte nga afër një peticion ukrainas që kërkonte një ndërhyrje të tillë. Peticioni, i postuar në faqen e internetit të presidentit ukrainas, thotë se Ukraina duhet t'i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe vendeve të tjera, të dërgojnë trupa për ta ndihmuar atë të zmbrapsë pushtimin e Rusisë. "Regjimi i Kievit është i paparashikueshëm," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për këtë në konferencën e tij të përditshme.