Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë dolën me një deklaratë të përbashkët, ku i kërkuan Izraelit të mos cenojë civilët e pafajshëm në Gaza, enklava palestineze që bombardohet nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në tokën izraelite. Krerët e diplomacisë së Rusisë, Iranit, Turqisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan këtë të hënë në Teheran për të diskutuar situatën në Kaukaz. Megjithatë, në qendër të vëmendjes ishte edhe situata në Gaza. Ata nënvizuan nevojën për të ndaluar menjëherë shënjestrimin e civilëve të pafajshëm, gjë që e theksuan edhe në deklaratën e përbashkët që lëshuan pas takimit.