Rusia do të ulë prodhimin e naftës me 500,000 fuçi në ditë, ose rreth 5 për qind të prodhimit. Vendimi hyn në fuqi në muajin mars tha të premten zëvendëskryeministri Alexander Novak. Nafta e Moskës është nën sanksionet e Perëndimit, që i ka vendosur çmim tavan blerjes së saj, jo më shumë se 60 dollarë për fuçi.