Pas sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, Rusia u ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Ruse, ku shprehet se i është ndaluar hyrja edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan. GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar për krime lufte. Urdhërarrestimi u lëshua lidhur me dëbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina, por Moska i mohon këto akuza.