Top News – Rusia fik zjarret në Serbi / Ilyshini i Moskës ‘në aksion’, digjet rezervati natyror
21/08/2026 11:58

Një zjarr i madh serb që digjet për javë të tëra në një rezervat të madh natyror çoi në evakuime të enjten, sipas mediave shtetërore, ndërsa një avion zjarrfikës rus ndihmoi ekipet të luftonin flakët. Që nga fillimi i gushtit, një zjarr ka përfshirë sipërfaqe të gjera të rezervatit pyjor Deliblatska Pescara rreth 60 kilometra në lindje të Beogradit. Ndërsa temperaturat arritën 39 gradë Celsius në disa pjesë të vendit të enjten, transmetuesi shtetëror RTS tha se një fshat i vogël në buzë të rezervatit u evakuua pasi erërat e forta i çuan flakët drejt shtëpive. "Situata mbetet e vështirë", tha Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, por vuri në dukje se deri më tani nuk kishte pasur raportime për dëme. Avioni Ilyushin i Moskës mbërriti të mërkurën, pas një kërkese për ndihmë nga Beogradi, ndërsa kushtet e valës së nxehtësisë u rikthyen në Ballkan, duke shkaktuar dhjetëra zjarre në të gjithë rajonin. Avioni rus i transportit i modifikuar në një avion zjarrfikës, me kapacitet prej 42,000 litrash, u angazhua në operacione të enjten pasdite. Por Daçiç tha se edhe pas disa ndërhyrjeve të tij, zjarri mbetej i rrezikshëm. "Pak njerëz e kuptojnë vërtet seriozitetin e situatës", tha ai. Paralajmërime për kushte ekstreme janë lëshuar në pjesën më të madhe të Ballkanit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një rikthim të nxehtësisë përvëluese që ka përfshirë Evropën këtë verë. Në Bosnjën fqinje, zjarrfikësit po përpiqen gjithashtu të vënë nën kontroll flakët në veriperëndim të vendit, në një zonë malore, ndërkohë që operacionet pengohen nga kërcënimi i vazhdueshëm i minave tokësore të mbetura nga lufta e viteve 1990.

Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21