Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Vandeful ka bërë një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se Rusia mund të jetë e gatshme të sulmojë një tjetër shtet të NATO-s apo Bashkimit Evropian deri në vitin 2029. Sipas Vandefulit, kjo mundësi është gjithnjë e më afër, duke shtuar se Rusia po ndërmerr hapa konkretë për të përgatitur një konflikt të mundshëm me Aleancën Perëndimore.