Pas një ndërprerjeje disa muajshe në negociata, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur për herë të parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski konfirmoi shkëmbimin e 150 personave në kanalin e tij në shërbimin Telegran. "75 njerëz të tjerë nga ne u kthyen në Ukrainë," shkroi ai. Sipas Zelenskit, përveç ushtarëve të rregullt, në Ukrainë u dorëzuan edhe ushtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare si dhe katër civilë. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha në anën tjetër se 75 ushtarët rusë të kthyer në shtëpi kishin qenë në "rrezik vdekjeprurës".