Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar të enjten me vdekje. Gjyqi për Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire u mbajt nga një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut, e cila është në kontrollin e rebelëve pro-rusë. Të dy britanikët kanë qenë pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës dhe Britania e Madhe e ka bërë të qartë se ata janë të burgosur lufte me të drejtë imuniteti dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.