Pjesë të një droni rus ranë në territorin e Rumanisë, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar. Të martën, presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis tha se sulmet e reja ruse në Ukrainë ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu bombardime të vazhdueshme mbi infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës. Njoftimi i Presidentit rumun erdhi, pasi Ukraina tha të hënën se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.