Zyrtarë të administratës Biden kanë vlerësuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Ukrainë fillimisht para se të shkojë drejt një konfrontimi bërthamor me NATO-n nëse trupat e tij do të vazhdojnë të humbasin terren. Shqetësimet, sipas gjashtë personave që kanë njohuri me zhvillimet, vijnë në mesin e një përpjekjeje të administratës për të siguruar aleatët që të jenë të përgatitur për një ngjarje të tillë si edhe të mobilizojnë burime të reja dhe investime në prodhimin e sistemeve të zbulimit në rast përdorimi të kimikateve. Personat që folën në kushte anonimiteti, përfshijnë zyrtarë të departamentit amerikan të mbrojtjes dhe shtëpisë së bardhë.