Një marinar rus i anijes me qymyr, ku u gjetën 60 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, u vendos në prangat e policisë. Gregory Gorbunov, ishte pjesë e ekuipazhit të anijes Unistream, që u ankroua në portin e Durrësit në 17 maj. Arrestimi i tij nuk ka lidhje me kokainën e gjetur në anije, por me materiale pornografike me të mitur që u evidentuan në aparatin e tij celular.