Shitja e antidepresantëve në Rusi, është ngritur në qiell ndërkohë që realiteti i mjerueshëm i krijuar nga lufta në Ukrainë, po rëndon mbi publikun – thonë zyrtarët perëndimorë. Rusët shpenzuan 70 për qind më shumë në pilula antidepresive për tetë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Rusët ndjejnë frikë ndërsa gabimi katastrofik i pushtimit të Putinit, përfshirë edhe rekrutimin e rezervistëve dhe ekonomia në pikiatë, po fillojnë të rëndojnë jetën e tyre – shtuan zyrtarët.