Ukraina po vazhdon t'i grumbullojë dhe t'i tërheqë tanket ruse, që ushtria e presidentit Vladimir Putin, i la në ikje e sipër. Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikoi pamje të tankeve që kishin mbetur në disa rajone, që sipas Ukrainës, nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Nëpërmjet kundërofensivës, Ukraina ka arritur t'i çlirojë disa fshatra nga agresioni rus, e pikërisht në to, tanke e ushtarë kanë mbetur pa u larguar.