Rrethuar nga duna të stërmëdha rëre të stepës kazake, në imazhet satelitore, qyteti i Bajkonurit duket si një oaz verbues dritash në mesin e një shkretëtire të thatë. I marrë me qera nga Rusia, prej Kazakistanit, që nga kolapsi i bashkimit sovjetik, vendi legjendar nga ku u nisën për vite anijet kozmike ruse, ishte zemra e programit hapësinor sovjetik...që andej u lëshua sateliti i parë artificial në hapësirë dhe njeriu i parë po ashtu...