Ushtria ruse nuk ka të ndalur në sulmet e saj ndaj Ukrainës. Së fundmi kanë bombarduar Teatrin e Mariupol, ku fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre. Fati i qindra civilëve që ishin strehuar në Teatrin e Dramës nuk dihet ende. Kjo është deklarata që ka bërë nga Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetskut. Në një postim në Tëitter, ai, e cilëson bombardimin si një tjetër krim të lufte që bëhet në vendin e tij ndërsa shton se ndërtesa tashmë është e shkatërruar plotësisht.