Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Në kuadër të Javës Italiane të Kulturës, kjo garë u organizua nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet.