Një bandë italo-shqiptare me bazë në Romë që kryente trafik droge në kohë dhe vende të ndryshme është shkatërruar nga karabinierët italianë. Një aksion i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ka çuar në pranga 9 persona, teksa në total nga prokuroria janë lëshuar 13 urdhër arreste, që janë duke u ekzekutuar.